Sunday, March 29, 2026
spot_img
HomeLajmeGjendet vetura e zhdukur në parkingun e Aeroportit të Prishtinës

Gjendet vetura e zhdukur në parkingun e Aeroportit të Prishtinës

Një rast i raportuar më herët si zhdukje e dyshimtë e një veture në parkingun e Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari ka marrë një zhvillim të ri.

Burimet bëjnë të ditur se vetura e tipit Golf VIII me ngjyrë hiri, e cila ishte raportuar e zhdukur më 28 mars 2026 në parkingun nr. 25, tashmë është gjetur.

Sipas informacioneve të fundit, automjeti është lokalizuar pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Policia, pasi ishte futur në listën e kërkimit (stop listë).

Rasti fillimisht ishte raportuar nga pronarët G. dhe B.V., të cilët kishin dhënë veturën me qira tek një çift nga Shqipëria.

Sipas marrëveshjes, vetura duhej të lihej në parking me çelësat e vendosur te goma, por më pas nuk ishte gjetur në vendin e caktuar.

Sipas informatave, vetura ishte marrë gabimisht dhe është gjetur.

Autoritetet kanë konfirmuar se hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë eventuale të personave të përfshirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT