Është gjetur trupi i pajetë i Rasmi Mehmet Kocit, i lindur më 1957, i zhdukur më 1 prill 1999 në afërsi të fshatit Osek Hylë gjatë luftës në Kosovë.
Sipas familjarëve, Rasim Mehmet Koci ishte arrestuar nga forcat serbe, më pas ishte vrarë dhe trupi i tij ishte zhdukur. Mbetjet mortore të tij janë identifikuar dhe do t’i dorëzohen familjes të premten, më 30 janar.
Përmes njoftimit në Facebook, bëhet e ditur se homazhet për martirin e luftës do të mbahen më 31 janar nga ora 12:00 deri në 13:00 në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, ndërsa varrimi do të bahet në varrezat e dëshmorëve në Qabrat.
“Familja Koci është një nga familjet që ka pësuar humbje të rënda gjatë luftës në Kosovë. Përveç Rasim Mehmet Kocit, kjo familje ka dhënë edhe dy martirë të tjerë: Afrim Idriz Koci dhe Besim Idriz Koci, të cilët u vranë brutalisht më 25 mars 1999 nga forcat paramilitare dhe ushtarake serbe”, thuhet ndër të tjera në njoftim, transmeton Klankosova.tv.


