Është gjetur pa shenja jete një 82-vjeçare, shtetase gjermane në një hotel në Prizren.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili bëri të ditur se gruaja ishte mysafire në Kosovë.
“Sot, më datë 28.09.2025, rreth orës 08:05, policia është njoftuar nga shërbimi emergjent i qytetit se në një dhomë hoteli në Prizren është gjetur pa shenja jete një femër rreth 82 vjeçare, shtetase gjermane, e cila ishte mysafire në Kosovë”.
“Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Janë intervistuar dëshmitarët dhe është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes”.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”, dhe hetimet lidhur me këtë rast janë në proces”, thuhet tutje në konfirmim./Klankosova.tv
The post Gjendet pa shenja jete një shtetase gjermane në një hotel në Prizren appeared first on Klan Kosova.