Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Përpellac të Podujevës, të premten rreth orës 18:30.
Për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka theksuar se me të pranuar informatën zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas saj, vdekja e burrit u konstatua në vendin e ngjarjes.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv
The post Gjendet pa shenja jete një person në Përpellac të Podujevës appeared first on Klan Kosova.