Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Rozafa” në Pejë sot rreth orës 18:30.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.
Ai ka shtuar se ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Policia menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në IML-Prishtinë, për obduksion”, ka thënë Rugova. /Klankosova.tv
The post Gjendet pa shenja jete një person në Pejë appeared first on Klan Kosova.