Një person është gjendur pa shenja jete.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:18, në Istog.
Po ashtu siç thuhet në raport me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjendur pa shenja jete. Njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/