Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë që ka ndodhur gjatë së dielës në komunën e Istogut.
Rreth orës 13:50, është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të saktësohet shkaku i vdekjes. /Telegrafi/