E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/gjendet-pa-shenja-jete-nje-48-vjecar-ne-shtepine-e-tij-ne-verbovc-te-kllokotit/Gjendet pa shenja jete një 48 vjeçar në shtëpinë e tij në...

https://klankosova.tv/gjendet-pa-shenja-jete-nje-48-vjecar-ne-shtepine-e-tij-ne-verbovc-te-kllokotit/Gjendet pa shenja jete një 48 vjeçar në shtëpinë e tij në Verbovc të Kllokotit – Klan Kosova

Një 48 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij të mërkurën në fshatin Verbovc të Kllokotit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka deklaruar për Klankosova.tv se sipas deklarimeve të disa familjarëve, personi ka jetuar i vetëm dhe kishte probleme të njohura shëndetësore.

“Njësitet policore së bashku me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi mashkull kosovar i vitit të lindjes 1977 është pa shenja jete”, ka deklaruar i njëjti.

“Gjatë hetimeve preliminare të zhvilluara nga hetuesit policorë në vendin e ngjarjes dhe në praninë e mjekësisë ligjore, nuk janë vërejtur shenja dhune apo lëndime në trupin e të ndjerit”, ka pohuar Osmani.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me qëllim të përcaktimit të shkaktarit të vdekjes.

Osmani shtoi se hetues policorë nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, po vazhdon procedurat hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit. /Klankosova.tv

The post Gjendet pa shenja jete një 48 vjeçar në shtëpinë e tij në Verbovc të Kllokotit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT