Monday, March 9, 2026
spot_img
HomeLajmeGjendet pa shenja jete 68-vjeçari në banesën e tij në Mitrovicën e...

Gjendet pa shenja jete 68-vjeçari në banesën e tij në Mitrovicën e Veriut

Një rast i hetimit mbi vdekjen është regjistruar mbrëmjen e 7 marsit 2026, rreth orës 18:40, në rrugën “Millan Shufllaj” në Mitrovicën e Veriut, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, rasti është raportuar nga M.M, i cili ka njoftuar policinë se Milorad Miletiq, 68 vjeç, nuk ishte lajmëruar në telefon për dy ditë radhazi.

Pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë shkuar në adresën e viktimës në një banesë në katin e pestë, ku pasi kanë hyrë brenda, kanë gjetur Milorad Miletiqin të ulur në një karrige, i mbështetur në tavolinë, pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes është thirrur ekipi i emergjencës, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Për rastin janë njoftuar edhe njësia e hetimeve rajonale dhe forenzika, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë informuar Prokurorin e Shtetit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Hetimet për sqarimin e rrethanave të vdekjes janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT