E diel, 13 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeGjendet njëra e mitur e zhdukur për të cilën raportoi Klankosova.tv, e...

Gjendet njëra e mitur e zhdukur për të cilën raportoi Klankosova.tv, e cilësuan dhunim – por policia i liron të dyshuarit

Është gjetur në një banesë në Fushë Kosovë me dy persona, njëra nga dy vajzat për zhdukjen e të cilave raportoi Klankosova.tv.

Ndonëse Policia e Kosovës në raportin 24 orësh rastin e ka cilësuar si ‘Dhunim’, njofton se palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.

“Fushë Kosovë 12.07.2025, 21:00. Dyshohet se një vajzë e cila ishte shpallur e zhdukur është gjet në një banesë me dy persona të dyshuar m/k. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa viktima dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor”, njofton PK. / Klankosova.tv

Zhduken dy të mitura, babai i njërës thotë se një e rritur po i keqtrajton në Bresje me substanca narkotike

The post Gjendet njëra e mitur e zhdukur për të cilën raportoi Klankosova.tv, e cilësuan dhunim – por policia i liron të dyshuarit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT