Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:30 në një shtëpi në rrugën “Obria” në Prishtinë.
Sipas informacioneve fillestare, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka nisur hetimet në koordinim me prokurorin e shtetit, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, e ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se autoritetet janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ekzaminuese.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


