Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Prizren

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Prizren

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij të dielën në Prizren.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, transmeton Klankosova.tv.

“Raportohet se më 05.10.2025 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

The post Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Prizren appeared first on Klan Kosova.