Saturday, March 21, 2026
spot_img
HomeLajmeGjendet i mituri nga Kralani i Gjakovës i raportuar si i zhdukur...

Gjendet i mituri nga Kralani i Gjakovës i raportuar si i zhdukur – ishte ulur pranë një marketi në mesnatë

Një rast i raportuar si zhdukje e një të mituri në Gjakovë ka marrë epilog pozitiv pas ndërhyrjes së policisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “UÇK”, ku rreth orës 00:30, gjatë patrullimit rutinë, zyrtarët policorë kanë vërejtur një të mitur të ulur në një karrige jashtë marketit “Viva Fresh Store”.

Bëhet fjalë për T.A., i cili ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët. Pas identifikimit, i mituri është shoqëruar në Stacionin Policor dhe menjëherë është njoftuar kujdestari i tij.

Sipas deklarimit të tij, gjatë kohës që ishte raportuar si i zhdukur, ai kishte qëndruar te daja i tij në fshatin Lozicë të Malishevës.

I mituri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i është dorëzuar kujdestarit të tij (axhës), ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT