Gjendet i i vrarë me thikë një person në Tiranë, detajet e para

news image

Një person është gjetur i pajetë në Tiranë mbrëmjen e së enjtes.

Policia tha se rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/