Një sasi lënde plasëse është gjetur sot në një hotel në Durrës.
Top Channel bën me dije se paraprakisht deklarohet se një sasi lënde plasëse është konstatuar në një çantë të dyshimtë, pranë hyrjes së hotelit Pameba në lagjen nr 1 të Durrësit.
Pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke evakuuar njerëzit përreth.
Për neutralizimin e mjetit shpërthyes është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv, të cilët kanë bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar.
Hoteli ka qenë përdorur më parë nga forcat e Guardia di Finanza kur ishin me mision në Durrës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!