Gjendet e pajetë një kineze në një taksi në Durrës

Gjendet e pajetë një kineze në një taksi në Durrës

Një shtetase kineze, është gjetur ditën e sotme, 13 shtator 2025, pa shenja jete në një taksi në Durrës.

Sipas njoftimit të uniformave blu, 57-vjeçarja me shtetësi kineze, u gjet pranë “Urës së Dajlanit”.


Sakaq, grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.

“Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze, e cila është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”. Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave”, njofton policia.