Wednesday, March 11, 2026
spot_img
HomeLajmeGjendet trupi i pajetë i Alush Kastratit, Latifi: Ishte babai i dëshmorit...

Gjendet trupi i pajetë i Alush Kastratit, Latifi: Ishte babai i dëshmorit Mazllum Kastrati

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur ngushëllime familjes Kastrati për vdekjen e familjarit të tyre Alushit, i cili u gjet sot pa shenja jete nga ekipet e kërkim-shpëtimit në malet e Zatriqit.

Kreu i kësaj komune u shpreh se Alush Kastrati, ishte babai i dëshmorit Mazllum Kastrati, një prind që i dha atdheut më të shtrenjtën e tij dhe që jetoi me krenari dhe sakrificë për lirinë e Kosovës.

“Shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjitha ekipet që u angazhuan pa ndërprerë në kërkim: Policinë e Kosovës, ekipet profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkëpunëtorët, së bashku me drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe me ekipet komunale për emergjenca të shëndetësisë dhe të zjarrfikësve. Po ashtu, falënderojmë organet e tjera kompetente profesionale, ekipet vullnetare të kërkim-shpëtimit (shoqata e Kosovës për kërkim-shpëtim) dhe të gjithë qytetarët që ndihmuan dhe u angazhuan gjatë këtyre ditëve të vështira të operacionit të udhëhequr nga nënkolonel Arsim Berisha”, ka shkruar Latifi në Facebook transmeton Klankosova.tv.

“Familjes Kastrati i shpreh ngushëllimet më të sinqerta! U prehsh në qetësi, baca Alush!”, u shpreh numri një i Rahovecit.

80 vjeçari Alush Kastrati, ishte shpallur i zhdukur më 7 mars, teksa sot u gjet i vdekur pas disa ditë kërkimesh të pandërprera.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT