E hënë, 30 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/gjendet-13-vjecarja-nga-1kosova-e-cila-u-shpall-e-zhdukur-ne-gjermani/Gjendet 13 vjeçarja nga Kosova e cila u shpall e zhdukur në...

https://klankosova.tv/gjendet-13-vjecarja-nga-1kosova-e-cila-u-shpall-e-zhdukur-ne-gjermani/Gjendet 13 vjeçarja nga Kosova e cila u shpall e zhdukur në Gjermani – Klan Kosova

13-vjeçarja nga Istogu, Arta Hajzeraj, e cila ishte raportuar e zhdukur në qytetin Zwickau të Gjermanisë që nga data 27 qershor, është gjetur shëndosh e mirë.

Ajo është kthyer shëndosh e mirë në shtëpi, pranë familjes, transmeton klankosova.tv.

Lajmin e ka konfirmuar babai i saj, përmes një bisede telefonike me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka reaguar menjëherë pas lajmit të mirë, duke shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që u solidarizuan, ndanë informacionin dhe treguan gatishmëri për të ndihmuar në gjetjen e vajzës.

“Një falënderim i veçantë i drejtohet autoriteteve policore në Zwickau për angazhimin e tyre profesional dhe bashkëpunimin e ngushtë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.

Rreth këtij rasti gjatë ditës së djeshme ka raportuar edhe Klankosova.tv.

Kërkime në Gjermani për 13-vjeçaren nga Kosova, vajza rezulton e zhdukur

The post Gjendet 13 vjeçarja nga Kosova e cila u shpall e zhdukur në Gjermani appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT