Gjenden shëndosh e mirë dy turistë të huaj që kishin humbur në Bjeshkët e Nemuna

news image

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka bërë të ditur se dy turistë të huaj kishin humbur në Bjeshkët e Nemuna në Deçan.

Pas një kërkimi intensiv në zonën malore dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me Policinë, KFOR-in dhe Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, të dy turistët u gjetën dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

ShKShMK falënderon të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen dhe bashkëpunimin në këtë operacion.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/