E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeGjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë nga lista e të...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë nga lista e të zhdukurve

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore në një lokacion në Vushtrri.

Sipas njoftimit, thuhet se mbetjet mortore potencialisht i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur.

Komisioni tha se ky lokacion është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur, konkretisht Shoqata “Martirët e Lirisë” nga Vushtrria.

Gërmimet janë zhvilluar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës.

“Komisioni do t’iu njoftojë për identifikimin pas pranimit të raportit të ADN, nga Komisioni Ndërkombtar për Persona të Zhdukur”, u tha në njoftimin e KQPZh.

The post Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë nga lista e të zhdukurve appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT