Gjatë ditës së sotme, në Brekoc të Gjakovës janë gjetur mbetje mortore që potencialisht I përkasin listës së personave të zhdukur.
Kjo u bë gjatë gërmimeve të kryera nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës.
“Pas kthimit në këtë lokacion për gërmime të mëtejshme dhe vlerësuese, ekipet kanë hasur në eshtra. Pas ekzaminimit antropologjik dhe identifikimit përmes ADN‑së, ne do ta informojmë familjet dhe opinionin për identifikimin”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, raporton Klankosova.tv.
“Komisioni dhe partnerët institucional janë të përkushtuar për trajtimin me prioritet dhe kujdes të posaçëm të kësaj çështjeje, në shërbim të familjeve të viktimave dhe për të vënë drejtësinë në vend”, thuhet tutje në njoftim.
The post Gjenden mbetje mortore në Brekoc të Gjakovës appeared first on Klan Kosova.