E martë, 12 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeGjashtë vetura të përfshira në aksidentin në Komoran, ka të lënduar –...

Gjashtë vetura të përfshira në aksidentin në Komoran, ka të lënduar – në vendngjarje edhe zjarrfikësit

Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident trafiku te ura në Komoran, në drejtimin Pejë-Prishtinë ku ka edhe të lënduar.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se në vend të ngjarjes përveç policisë kanë dalë ekipet e emergjencës dhe njësia e zjarrfikësve.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, për të reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës”, tha Hoxha për Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se policia po kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe menaxhimin e trafikut në atë segment rrugor.

The post Gjashtë vetura të përfshira në aksidentin në Komoran, ka të lënduar – në vendngjarje edhe zjarrfikësit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT