E diel, 20 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeGjashtë të lënduar nga përleshja në Lipjan, katër shoqërohen në polici

Gjashtë të lënduar nga përleshja në Lipjan, katër shoqërohen në polici

Disa të rinj janë përleshur fizikisht në një kafene para stacionit të Policisë në Lipjan, këtë të shtunë.

Detaje nga rrahja për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, si pasojë e konfliktit janë lënduar gjashtë persona dhe të njëjtëve u është ofruar tretmani mjekësor.

Katër të dyshuar janë shoqëruar në stacion policor, sipas policisë.

“Sot rreth orës 11:30 është pranuar informata për një rrahje në një lokal në Lipjan. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes gjashtë persona janë lënduar dhe të njëjtëve menjëherë u është ofruar  trajtimin e nevojshëm mjekësor. Dy nga personat e lënduar nën përcjellje të policisë janë duke u trajtuar në QKUK, ndërkohë që katër të tjerë pas trajtimit mjekësor, janë shoqëruar në polici për intervistim”, tha Ahmeti.

Aktualisht policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.

Pamje nga përleshja fizike mes disa të rinjve në Lipjan

Dyshohet për rrahje para stacionit të Policisë në Lipjan

The post Gjashtë të lënduar nga përleshja në Lipjan, katër shoqërohen në polici appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT