E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeGjashtë të arrestuarit në veri e tepruan me alkool, sulmuan edhe policët

Gjashtë të arrestuarit në veri e tepruan me alkool, sulmuan edhe policët

Një incident ka ndodhur mesnatën e së hënës në rrugën “Mbreti Petri” në veri të Mitrovicës.

Gjashtë persona të nacionalitetit serb u përleshën mes vete, teksa të dehur i sulmuan edhe zyrtarët policorë.

Lidhur me rastin raportoi më herët edhe Klankosova.tv

“Duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Organet e rendit bëjnë të ditur se të dyshuarit ishin tejet të dehur.

Nga alkool testi rezultati se thuajse të gjithë personat e përfshirë në këtë rast kishin konsumuar mbi 1.5 promila:

1. N.N. – 24 vjeçar 1.59 ‰
2. N.N. – 26 vjeçar 1.62 ‰
3. A.B. – 28 vjeçar 1.50 ‰
4. A.B. – 30 vjeçar 1.57 ‰
5. I.R. – 24 vjeçar 1.21 ‰
6. B.D. – 19 vjeçar 1.84 ‰

Gjashtë të dehur përleshen mes vete në veri, arrestohen nga policia

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498