Gjashtë kandidatë për kryetarë në Komunën e Tetovës dhe dhjetë lista të këshilltarëve

Gjashtë kandidatë për kryetarë në Komunën e Tetovës dhe dhjetë lista të këshilltarëve

Komisioni komunal i zgjedhjeve në Tetovë ka përcaktuar listat përfundimtare të kandidatëve për kryetar të komunave dhe këshilltarë për zgjedhjet e ardhshme lokale më 19 tetor.

Për kryetarë të Komunës së Tetovës janë paraqitur gjithsej gjashtë kandidatë, ndërsa ka edhe dhjetë (10) lista me kandidatë për këshilltarë.


Kandidatë për kryetar të komunave janë Izet Zejneloviq nga partia e Demokratëve, Bajram Rexhepi nga koalicioni “Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Bilall Kasami nga koalicioni “VLEN”, Katka Bozhinovska nga partia E Majta, Samka Ibraimovski nga koalicioni “Përvojë për sukses” të partive liberal-demokrate (PLD), Opsionit qytetar për Maqedoninë (GROM), partisë konservatore Integra Maqedoni dhe Partisë për emancipimin e plotë të romëve (PEPR) si dhe Stevica Sarkoski nga Partia VMRO Popullore.

Janë konfirmuar edhe listat për këshilltarë ku nga iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” bartës do të jetë Agron Arifi, partia “E Majta” do të kryesohet nga Bobi Ilieski, Lëvizja ZNAM – për Maqedoninë tonë udhëhequr nga Miroslav Simovski, partia Demokratike e Turqve në Maqedoni nga Jusuf Ersoj, koalicioni i udhëhequr nga LSDM me Zhive Aleksovski, OBRM-PDUKM e udhëhequr nga Branislav Svetozareviq, partia VMRO Popullore me bartës Dragan Davidovski, koalicioni “Përvojë për sukses” (PLD, GROM; Integra dhe PEPR) kryesuar nga Ajdogan Ibraimi, koalicioni VLEN me Albi Qamilin dhe koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim nga Asaf Abdurramani.

“Listat e kandidatëve duhet të dorëzoheshin deri më 13 shtator, deri në orën 24:00, ndërsa pastaj KKZ kontrollohen nëse kandidatët përmbushin kushtet e parashikuara sipas Kodit zgjedhor”.