Një shtetas i Shqipërisë është plagosur në fshatin Nec të Gjakovës.
Viktima i cili është jashtë rrezikut për jetë, ka deklaruar te organet e rendit se dy personat që thotë se e kanë sulmuar i kishin kërkuar ndihmë me pretendimin se automjeti i tyre kishte defekt.
Sipas tij, të dyshuarit më pas e kanë goditur me shufra metalike, dhe e kanë plagosur me armë zjarri.
Lajmi u konfirmua nga drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës Lumni Graishta, në një përgjigje për Klankosova.tv.
Graishta mes tjerash tha se nuk dihen shkaqet që dërguan deri te ngjarja.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>