E premte, 25 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeGjakovë: Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve komunal, u arrestuan për keqpërdorim...

Gjakovë: Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve komunal, u arrestuan për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore e Gjakovës , ka kërkuar paraburgim ndaj pesë të dyshuarve A.B., E.B., A.L., dhe A.K, për keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Po ashtu organi i akuzës, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, transmeton Klankosova.tv.

Sipas pikës I të dispozitivit të kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit A.B., dhe E.B.

‘’Gjatë vitit 2018 i pandehuri A.B., në cilësinë e personit zyrtar Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Gjakovë, si dhe e pandehura E. B., në cilësinë e personit zyrtar Udhëheqëse e Sektorit Urbanistik në këtë drejtori, me dashje dhe në bashkëveprim me njëri tjetrin, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare e me qëllim që vetit apo tjetrit ti sjellin dobi pasurore, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare duke vepruar në kundërshtim me interesin publik, ashtu që më datë 10.10.2018 kanë lëshuar dhe nënshkruar pëlqimin në interes të palës A.L., për parcelimin e pjesshëm fizik të parcelave nr…. në pronësi shoqërore Rrugë publike, nr….. në pronësi të Kuvendit Komunal në e Gjakovë dhe nr…. në pronësi të K. të B. I. në e Gjakovë (V.) edhe pse të pandehurit kanë qenë në dijeni lidhur me pronarët juridik të këtyre palujtshmerive pasi në dosjen e lëndës kanë pasur certifikatat pronësore të datës 24.09.2018, dhe nga ky veprim pala A.L., arrin te krijoj parcelat e reja dhe te njëjtat i bart ne emër të vetin, me çrast me veprimet e tyre kanë cenuar dhe dëmtuar pasurin e Kuvendit Komunal në e Gjakovë, si dhe të K. të B., I., në e Gjakovë’’ thuhet në njoftim.

Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 te KPRK- së.

‘’Sipas pikës II të dispozitivit të kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2019 i pandehuri A.B., në cilësinë e personit zyrtar Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e e Gjakovë, si dhe e pandehura E.B., në cilësinë e personit zyrtar Udhëheqëse e Sektorit Urbanistik në këtë drejtori, me dashje dhe në bashkëveprim me njëri tjetrin, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare e me qëllim që vetit apo tjetrit ti sjellin dobi pasurore, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare duke vepruar në kundërshtim me interesin publik, ashtu që më datë 25.10.2019 kanë lëshuar dhe nënshkruar pëlqimin në interes të palëve M.Ll., dhe Sh.B., për parcelimin e pjesshëm fizik të parcelave nr…… dhe ….. në pronësi të K. të B. I., në e Gjakovë (V….) edhe pse të pandehurit kanë qenë në dijeni lidhur me pronarin juridik të kësaj palujtshmerie pasi në dosjen e lëndës kanë pasur certifikatën pronësore të datës 01.10.2019, dhe nga ky veprim palët M.Ll., dhe Sh.B., arrin ti bartin pronat në pronësi të tyre në sipërfaqe prej 599 m2 dhe objektin nr…… në sipërfaqe prej 115 m2, me çrast me veprimet e tyre kanë cenuar dhe dëmtuar pasurin e K. të B. I. në Gjakovë’’ thuhet më tutje

Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par.1 lidhur me nenin 31 te KPRK- së.

Sipas pikës III të dispozitivit të kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar të pandehurit të pandehurit A.L.,dhe A.K.

‘’Gjatë vitit 2019 e pandehura A.L., ne cilësinë e personit zyrtar Drejtoreshë në Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e e Gjakovë, si dhe i pandehuri A.K., në cilësinë e juristit, me dashje dhe në bashkëveprim me njëri tjetrin, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare e me qëllim që vetit apo tjetrit ti sjellin dobi pasurore, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare duke vepruar në kundërshtim me interesin publik dhe me nenin 13 dhe 14 të Ligjit Nr.04/L-013 për Kadaster si dhe në kundërshtim me nenin 4 të Ligjit Nr.04/L-009 mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit Nr.2002/5 mbi Themelimin e Regjistrit të Drejtave të pronës së Paluajtshme, në atë mënyrë që edhe pse të pandehurit kanë qenë në dijeni lidhur me pronarët juridik të këtyre palujtshmerive pasi në dosjen e lëndës kanë pasur certifikatat pronësore, më datë 15.01.2019 kanë nxjerrë dhe nënshkruar vendimin për aprovimin e regjistrimit të parcelave të reja kadastrale të formuara pas matjes me kërkesë të A.L., dhe atë prej parcelës nr…… në pronësi shoqërore Rrugë publike janë krijuar parcelat e reja nr….. në sipërfaqe prej 5996 m2 e cila ka mbetur në pronësi të PSH dhe paecela nr. ….. në sipërfaqe pre 12 m2 qe është bartur në pronësi të palës A. L., prej parcelës nr…… në pronësi K. të B. I., në e Gjakovë (V…), janë krijuar parcelat e reja nr. …..në sipërfaqe pre 168 m2 qe është bartur në pronësi të palës A.L., dhe numër ….., në sipërfaqe prej 3618 m2, qe ka mbetur në pronësi te v…., prej parcelës nr. …..në pronësi të vendit Komunal Gj., janë krijuar parcelat e reja nr. ….. në sipërfaqe prej 280 m2 qe është bartur në pronësi të palës A.L., dhe nr. …… në sipërfaqe 5406 m2 qe ka mbetur në pronësi të Kuvendit Komunal në e Gjakovë, me çrast me veprimet e tyre kanë cenuar dhe dëmtuar pasurin e Kuvendit Komunal në e Gjakovë, si dhe të K. të B. I. në e Gjakovë’’ thuhet më tutje.

Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 te KPRK- së.

Sipas pikës IV të dispozitivit të kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2019 e pandehura A.L., ne cilësinë e personit zyrtar Drejtoreshë në Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e e Gjakovë, si dhe i pandehuri A.K., në cilësinë e juristit, me dashje dhe në bashkëveprim me njëri tjetrin, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare e me qëllim që vetit apo tjetrit ti sjellin dobi pasurore, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare duke vepruar në kundërshtim me interesin publik dhe me nenin 13 dhe 14 të Ligjit Nr.04/L-013 për Kadaster si dhe në kundërshtim me nenin 4 të Ligjit Nr.04/L-009 mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit Nr.2002/5 mbi Themelimin e Regjistrit të Drejtave të pronës së Paluajtshme, në atë mënyrë që edhe pse të pandehurit kanë qenë në dijeni lidhur me pronarin juridik të kësaj palujtshmerie pasi në dosjen e lëndës kanë pasur certifikatën pronësore, më datë 12.12.2019 kanë nxjerrë dhe nënshkruar vendimin për aprovimin e regjistrimit të pronësisë tek palët e treta Sh.B., dhe M.Ll., ashtu që parcelën nr…… në sipërfaqe prej 599 m2 dhe objektin nr…… në sipërfaqe prej 115 m2 pronë e K. të B. I. në e Gjakovë, (V….), fillimisht e bartin në emër dhe pronësi të M. L., e më pas në emër të Sh.B., dhe familjarëve të tij në 1/4, me çrast me veprimet e tyre kanë cenuar dhe dëmtuar pasurin e K. të B. I., në e Gjakovë.

Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK- së.

The post Gjakovë: Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve komunal, u arrestuan për keqpërdorim të detyrës zyrtare appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT