Drejtoria për Infrastrukturë e komunës së Gjakovës ka bërë të ditur se të dielën, më 14 shtator do të ketë ndalim të qarkullimit të mjeteve motorike në disa rrugë, ku do të zhvillohet gara e vrapimit “Gjakova Trial 2025”.
Në njoftim bëhet e ditur se ndalimi i qarkullimit për mjetet motorike do të fillojë në ora 09:30 deri në orën 13:00 .
Rrugët që do të kenë ndalim të qarkullimit të mjeteve motorike janë: “Izet Hima”,“Gjon Nikollë Kazazi”, “Domenik Pergegaj dhe Luigj Palaj”, “Zoja e Madhe”, “Nikolle Kaçorri”, “At Luigj Pali dhe “Qarkorja Jugore”. “
Vrapuesit do të vrapojnë sipas shtegut të paraqitur në skicë. /Telegrafi/