Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka zbuluar cilin qytet të Kosovës e do më së shumti.
Ai, në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova tha se ai qytet është Gjakova, e krahina shqiptare apo shteti që e do më së shumti, është Kosova, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk dua qytet tjetër më shumë se Gjakovën. Nuk dua krahinë tjetër shqiptare, edhe shtet në këtë rast, më shumë se Kosovën, por mbi të gjitha është kombi ynë, është flamuri kuq e zi, është i pazëvendësueshëm, edhe nuk duhet ndarë asnjëherë”, tha Cana.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>