E hënë, 4 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeGjakova: Punojmë krejt vitin për “Sunny Hill” – për shkaqe teknike vendosëm...

Gjakova: Punojmë krejt vitin për “Sunny Hill” – për shkaqe teknike vendosëm që sivjet të jetë 3 ditë

Fati Gjakova, njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të yllit botëror, Dua Lipës, në organizimin e Festivalit “Sunny Hill”, ka treguar për punën e madhe që bëhet për organizimin e këtij eventi madhështor.

Gjakova ekskluzivisht në “Prive” në Klan Kosova tha se ekipi i “Sunny Hill” punon gjatë gjithë vitit për organizim, port ha se muajin e fundit, në korrik, puna është intensive.

“Ne punojmë gjatë gjithë vitit, por muajin e fundit, krejt korrikun punojmë intensivisht për të gjitha këto gjëra. Dy muajt e fundit janë më intensive”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai foli edhe për sjelljen e yjeve botërore në tokën e Kosovës, ku u shpreh se në edicionet e para kjo gjë ishte më sfiduese.

“Ka qenë shumë sfiduese, në edicionet e para, derisa e kanë parë se sa mikpritëse është Kosova. Kemi pasur shumë emra të mëdhenj. Tash qasja është më e lehtë. Duke u rritur e kemi më të lehtë qasjen”, tha ai.

Ndërsa për sa i përket kohëzgjatjes së “Sunny Hill”, Gjakova tha se për shkaqe teknike dhe organizative, sivjet kanë vendosur që të jetë tri ditë.

The post Gjakova: Punojmë krejt vitin për “Sunny Hill” – për shkaqe teknike vendosëm që sivjet të jetë 3 ditë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT