E enjte, 24 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeGjakova dhe Cena japin maksimumin, por mbesin jashtë podiumitSinjali

Gjakova dhe Cena japin maksimumin, por mbesin jashtë podiumitSinjali

Dyshja e xhudistëve kosovarë, Akil Gjakova dhe Dardan Cena, nuk arritën të sigurojnë medalje në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi, në kategorinë deri në 73 kg , shkruan Gazeta Sinjali.

Gjakova e nisi me dy fitore bindëse, ndaj francezit Maxime Gobert dhe më pas ndaj moldavit Victor Serpu me “ippon”. Por, në çerekfinale u ndal nga gjeorgjiani Lasha Shavdatiashvili, ndërsa në repesazh humbi ndaj hungarezit Daniel Szegedi.

Edhe Dardan Cena kishte një paraqitje të mirë fillestare, duke mposhtur izraelitin Baruch Shmailov dhe më pas rusin Said-Magomed Khalidov. Ai u eliminua në luftën e tretë nga rusi Danile Lavrentev.

Ndërkohë, një ditë më parë, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kg, duke përfaqësuar Kosovën me sukses të madh.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT