La Gazzetta dello Sport ka theksuar se Gianluigi Donnarumma ka “cilësinë, famën dhe dukshmërinë” për të fituar Topin e Artë në vitet e ardhshme, por e vërteta e hidhur është se për ta arritur këtë, ai duhet të fitojë edhe me Kombëtaren e Italisë.
Të hënën, portieri italian konfirmoi statusin e tij si lojtari më i mirë italian i momentit, duke u renditur i 9-ti në garën për Topin e Artë dhe duke fituar Trofeun “Yashin” për portierin më të mirë të vitit.
Gazetari i Gazzetta, Filippo Maria Ricci, analizoi karrierën e tij, duke sugjeruar se 26-vjeçari, i cili këtë verë u transferua te Manchester City, ka potencialin për të synuar çmimin më prestigjioz individual në futboll.
Gianluigi Donnarumma
“EVropiani i fituar me Italinë në Wembley në vitin 2021 i dha trofeun e parë Yashin. Liga e Kampionëve e shumëpritur me PSG-në i solli të dytin, të cilin e mori mbrëmë në Theatelet”.
“Gigio mund të ëndërrojë edhe më shumë. Ka cilësinë, famën, dukshmërinë dhe tashmë edhe një klub të madh pas vetes. Por për Topin e Artë, i duhet edhe kombëtarja”, shkruan Ricci.
Donnarumma ka fituar tashmë Europianin me Italinë dhe Champions-in me PSG-në, por ende nuk ka debutuar në një Botëror, pasi Italia mungoi në edicionet e 2018-s dhe 2022-shit.
“Historia na tregon se Lev Yashin, portieri rus, mbetet i vetmi numër 1 që ka fituar Topin e Artë në vitin 1963. Dino Zoff u rendit i dyti pas Johan Cruyff në vitin 1973, ndërsa portieri çek Ivo Viktor zuri vendin e tretë në vitin 1976. Buffon, idhulli i Gigios, doli i dyti pas Cannavaros në vitin 2006, ndërsa Manuel Neuer i Gjermanisë u rendit i treti në vitin 2014”, vazhdon analiza.
Gianluigi Donnarumma
“Emrat e fundit dhe trofeu i parë Yashin për Donnarumman na sjellin përpara një të vërtete të hidhur: portierët vlerësohen në këto çmime pothuajse vetëm pas performancave madhështore në arenën ndërkombëtare – mbi të gjitha në Kupën e Botës”. /Telegrafi/