Besimtarët që gjithë jetën Bajramët i falën në fshatrat fqinjë, tash e shënuan të parin në Torinë të Lipjanit, ndaj kanë gëzim të dyfishtë që e përjetuan edhe këtë ndjenjë.
Në xhaminë e re, faljen e parë në këtë ditë të shënuar, e pati edhe një fëmijë, që përshtypje i la ligjërata, raporton Klan Kosova.
I ri në këtë objekt fetar është edhe imami, që udhëheqjen e besimtarëve e sheh si të shenjtë.
Kjo ditë bën bashkë në veçanti ata që jetojnë larg atdheut.
Xhamia në Torinë u hap disa muaj më parë.
Kronikën e plotë ndiqeni në vijim:


