Gëzim Plakolli e hedh votën, fton qytetarët të dalin dhe ta ushtrojnë këtë të drejtë

Gëzim Plakolli e hedh votën, fton qytetarët të dalin dhe ta ushtrojnë këtë të drejtë

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e LDK-së, Gëzim Plakolli ka ushtruar të drejtën e tij të votës.

Pas hedhjes së votës, Plakolli u bëri thirrje qytetarëve të Mitrovicës që të dalin dhe të votojnë, transmeton Klankosova.tv.

“Procesi i votimit shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme. I gjithë procesi zgjati 15 minuta kohë, që nga hyrja në shkollë deri te vendosja e fletëvotimit në kuti. Prandaj dua të përgëzoj KQZ-në dhe të gjithë trupat që janë organizues për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve, si dhe e dyta, dua të ftoj çdo qytetar të Mitrovicës të vjen dhe ta ushtrojë përgjegjësinë që e ka, dhe të votojë për më të mirin”, u shpreh Plakolli.

The post Gëzim Plakolli e hedh votën, fton qytetarët të dalin dhe ta ushtrojnë këtë të drejtë appeared first on Klan Kosova.