E shtunë, 1 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizGërxhaliu: Qasja e Ibrahim Devollit ka qenë vizionare për Kosovën (VIDEO)

Gërxhaliu: Qasja e Ibrahim Devollit ka qenë vizionare për Kosovën (VIDEO)

I ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova, njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka thënë se Qeveria aktuale po tenton t’i varfërojë qytetarët e Kosovës.

Ish kryetari i Odës Ekonomike tha se qasja e Ibrahim Devollit ka qenë vizionare për Kosovën.

“Më kujtohet kur jam kthyer në Kosovë, në vitet e pasluftës, takimet e para i kam pas me të ndjerin Ibrahim Devollin. Dhe qasja e tij ka qenë e orientuar në një esnafëri, i orientuar në zhvillim në sektor privat, në një tentativë që mirësjelljen dhe afinitetin e ta bartë të fëmija dhe të shkosh në vendin e tij dhe të sulmosh bijtë e tij vërtetë nuk e di a mund të quhet krenari apo çfarë një gjë e tillë”, tha Gërxhaliu.

Tutje, ai shtoi: “Siç duket në Kosovë ne të falim çdo gjë, por suksesin nuk ta falim asnjëherë . Nuk duhet të heshtet. Ne duhet të jemi zëri mbrojtës i Devollit, në qoftë se sot bëjmë për Devollin dhe për mbrojtjen e prodhimit vendor, bëjmë për ardhëmërinë e gjeneratave të reja”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498