E hënë, 27 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbizGërxhaliu: Dikush që tenton t’i minimizojë vlerat intelektuale e patriotike të Devollëve,...

Gërxhaliu: Dikush që tenton t’i minimizojë vlerat intelektuale e patriotike të Devollëve, s’ia do të mirën Kosovës

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se institucionet e vendit duhet të kenë kujdes në gjuhen që e përdorin ndaj bizneseve, pasi tha se ambasadorët e vërtetë të Kosovës janë komuniteti i biznesit që përmes partneritetit të tyre formojnë vlera, krijojnë vizion dhe e përmirësojnë imazhin e Kosovës.

Gërxhaliu tha se shumë shtete evropiane ia kanë lakmi Kosovës që në gjirin e saj ka kompani si “Devolli Group” dhe “Devolli Corporation”, teksa tregoi se në bisedat që ka pasur me Ibrahim Devollin, vizionet e tij “kanë qenë vërtetë një platformë nga e cila unë kam mësuar shumë”.

“Kam qenë në takime të shumta në nivele politike e diplomatike dhe prania e këtyre brendeve ka qenë fascinuese. Reputacioni i tyre është një thesar që duhet të shfrytëzohet dhe dikush që tenton të minimizojë vlerat qoftë intelektuale, qoftë kombëtare, qoftë ekonomike të këtyre kompanive, besoni që nuk ia do të mirën Kosovës”.

“Prandaj, është koha që të pranohet dhe të mbështetet ky realitet. E kemi obligim moral për hir të kontributit të tyre qoftë në buxhet, qoftë në politikë sociale, qoftë në imazh, qoftë në ndërkombëtarizim të ndërmarrësisë kosovare t’i nderojmë dhe t’i respektojmë, e jo t’i ofendojmë dhe të përdorim një gjuhë që s’i bën nder as qeverisë, as kampanjës zgjedhore dhe në veçanti raporteve me sektorin privat në Kosovë”, tha Gërxhaliu në emisionin “Dita n’Klan” në Klan Kosova FM, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Gërxhaliu kritikoi gjuhen e qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti ndaj familjes Devolli dhe bizneseve të tyre, duke thënë se shumë biznese nga rajoni dhe Evropa, kur e dëgjojnë këtë qasje, edhe nëse e kanë pasur ndërmend që të investojnë në Kosovë, s’do ta bëjnë.

“Duhet të jemi të sinqertë me vetveten se Kosova po vuan nga mungesa e investimeve të huaja. Në bisedë me biznese të shumta nga rajoni dhe Evropa, kur dëgjojnë këtë qasje të institucioneve përballë sektorit privat dhe këtë qasje ndaj dy brendeve çfarë janë Devolli Group dhe Devolli Corporation, edhe në qoftë se e kanë pasur ndërmend që t’ia mësyjnë të investojnë në Kosovë, do ta ndalin këtë planifikim”, tha ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://grookilteepsou.net/act/files/tag.min.js?z=8547498