E enjte, 3 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/gerguri-shoqerise-tone-i-mungon-kultura-e-verifikimit-te-informacionit/Gërguri: Shoqërisë tonë i mungon kultura e verifikimit të informacionit - Klan...

https://klankosova.tv/gerguri-shoqerise-tone-i-mungon-kultura-e-verifikimit-te-informacionit/Gërguri: Shoqërisë tonë i mungon kultura e verifikimit të informacionit – Klan Kosova

Profesori i gazetarisë, Dren Gërguri, ka thënë se nëse shihen teknikat e manipulimit të informacionit, në vendet e zhvilluara vërehet që ato janë më të përsosura se në Kosovë.

Gërguri tha se mënyra se si po keqpërdoret teknologjia, përkatësisht inteligjenca artificiale është përtej asaj që po shihet në Kosovë, teksa tha se në vend in tonë, mungon kultura e verifikimit të informacionit.

“Kur i shohim burimet e informacionit, nuk është që media dhe gazetarët nuk janë gjithmonë burimi kryesor i informacionit në Kosovë. Fatmirësisht kemi media që e bëjnë punën si duhet, që ta mbajnë shoqërinë mirë të informuar”.

“Kemi platforma të verifikimit të fakteve, por ajo që i mungon Kosovës dhe shoqërisë sonë është kultura, që ne duhet ta mbjellim, për verifikimin e informacionit për secilin qytetar, kudo që e merr atë informacion”, tha Gërguri në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se po gabohet shumë që po lejohet shoqëria sikur në kohën e gazetave kur informacioni ka qarkulluar shumë ngadalë.

The post Gërguri: Shoqërisë tonë i mungon kultura e verifikimit të informacionit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT