George Clooney zbulon pse zgjodhi Francën për të rritur binjakët: Ata kanë një jetë shumë më të mirë larg Hollywood-it

George Clooney zbulon pse zgjodhi Francën për të rritur binjakët: Ata kanë një jetë shumë më të mirë larg Hollywood-it

George Clooney, 64 vjeç, ka shpjeguar arsyen pse ai dhe gruaja e tij Amal, 47 vjeçe, vendosën të largohen nga shkëlqimi i Los Angeles për një fermë në Francë, ku rritin binjakët e tyre 8-vjeçarë Alexander dhe Ella.

Aktori i famshëm tha për revistën Esquire se ishte i shqetësuar për ndikimin e kulturës së Hollywood-it mbi fëmijët e tij dhe dëshironte që ata të rriteshin larg presionit të famës dhe krahasimeve me të tjerët.


Clooney shtoi se kultura franceze ofron një ambient ku fëmijët nuk interesohen për famën dhe mund të kenë një jetë normale, larg vëmendjes së medieve, shkruan DailyMail.

Ai gjithashtu qëndron larg rrjeteve sociale për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet e internetit, duke thënë: “Jam i shqetësuar për fëmijët e mi, i mbajmë larg internetit sa më shumë që të mundemi”.

Pavarësisht pasurisë së tyre të madhe prej rreth 550 milionë dollarësh (afërsisht 470 milionë euro), George thekson se jeton një jetë normale, duke çuar vetë binjakët në shkollë çdo mëngjes dhe duke i mbajtur larg eksperiencave të sheshit të xhirimit.

Aktori pohoi gjithashtu se, edhe pse ka një jetë disi të llastuar, përpiqet ta ruaj normalitetin për familjen e tij dhe t’i mbrojë nga ndikimi i Hollywood-it. /Telegrafi/