Gent Hyseni shpallet nënkampion i Evropës në Kickbox

Gent Hyseni shpallet nënkampion i Evropës në Kickbox

Gent Hyseni ka arritur një sukses të madh në Kampionatin Evropian të Kickbox-it, duke fituar medaljen e argjendtë dhe duke u shpallur nën-kampion në kategorinë deri në 71 kilogramë.

Pasi kaloi disa ndeshje të vështira, ai u ndal vetëm në finale nga ukrainasi Danylo Yakovenko, ku humbi me pikë.


Megjithatë, performanca e tij ishte e shkëlqyer dhe një dëshmi e përkushtimit e talentit të madh.

Hyseni e përfaqësoi me krenari Kosovën dhe klubin “Prishtina Fight Club”, duke shkruar një tjetër histori suksesi për sportin kosovar.

“Luftë e fortë… Rezultat i ngushtë… Vend i dytë, por fitore në shpirt!”, shkroi faqja zyrtare e Federatës së Kickbox-it të Kosovës. /Telegrafi/