Gemini po vjen në Google TV dhe sjell një mori veçorish të reja

Gemini po vjen në Google TV dhe sjell një mori veçorish të reja

Google ka njoftuar se Gemini po vjen në platformën e saj të televizorit inteligjent.

Në Google TV, Gemini do të zëvendësojë Google Assistant dhe do të sjellë një mori veçorish të reja të inteligjencës artificiale, transmeton Telegrafi.


Falë Gemini në Google TV, përdoruesit mund të “flasin” me televizorin e tyre për të marrë rekomandime të menjëhershme se çfarë të shikojnë, përmbledhje të shfaqjeve ose edhe ndihmë me planifikimin e udhëtimeve.

Përdoruesit madje mund të gjejnë shfaqje sipas përshkrimit kur nuk mund ta mbajnë mend emrin.

Ai gjithashtu mund të ofrojë recensione të shfaqjeve, përmbledhje të sezoneve të mëparshme dhe ndihmë me detyrat e përditshme.

Për shembull, një përdorues mund të kërkojë të mësohet se si të luajë një instrument të ri, të gatuajë diçka të re dhe Gemini do të shfaqë video përkatëse në YouTube për ta udhëzuar përdoruesin hap pas hapi.

Gemini do të funksionojë në mënyrë të ngjashme me Google Assistant dhe mund të aktivizohet duke thënë “Hey Google” ose duke shtypur butonin e mikrofonit në telekomandën e televizorit.

Google thekson se Gemini në Google TV është aktualisht i disponueshëm vetëm në serinë TCL QM9K.

Do të jetë i disponueshëm në më shumë televizorë dhe pajisje më vonë këtë vit, duke përfshirë Google TV Streamer, Hisense U7, U8 2025 dhe serinë UX të televizorëve inteligjentë, Walmart onn. 4K Pro dhe modelet TCL QM7K, QM8K dhe X11K nga viti 2025.

Më shumë funksione të Gemini do të njoftohen në periudhën e ardhshme. /Telegrafi/