E enjte, 8 Maj, 2025
spot_img
HomeTeknologjiGemini 2.5 Pro përmirësohet ndjeshëm në kodim

Gemini 2.5 Pro përmirësohet ndjeshëm në kodim

Google I/O është konferenca vjetore e zhvilluesve ku kompania prezanton teknologjitë e saj më të fundit dhe është vetëm dy javë larg. Megjithatë kompania ka filluar të na japë një ide rreth asaj çfarë na pret gjatë atyre ditëve.

Ditën e Marte Google lançoi Gemini 2.5 Pro Preview, një version i Gemini 2.5 Pro i cili ka aftësi kodimi të përmirësuara ndjeshëm veçanërisht gjatë ndërtimit të aplikacioneve interaktive të uebit.

Përditësimi e bën modelin më të mirë në procese kodimi, siç është transformimi i kodit dhe editimit i kodit.

Modeli ishte menduar të lançohej në Google I/O, por kompania vendosi ta sjellë përpara që të marër një përshtypje nga përdoruesit.

Si rezultat Gemini 2.5 Pro qëndron në krye të klasifikimit WebDev Arena me një pikësim Elo prej 147 pikësh, më lart sesa paraardhësi. Gjithashtu mori një rezultat prej 84.8 përqind në VideoMME.

Versioni i përditësuar është i disponueshëm në Gemini API për zhvilluesit dhe Google AI Studio dhe Vertex AI. Përdoruesit e zakonshëm mund ta aksesojnë përmes aplikacionit Gemini.

/PCWorld Albanian

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT