E premte, 31 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeGazetarja Thaçi pro seancës së mbyllur ndaj "Albkings” - thotë se pati...

Gazetarja Thaçi pro seancës së mbyllur ndaj “Albkings” – thotë se pati shumë vajza të reja viktima të grupit

Autorja e emisionit KIKS Kosova, Ardiana Thaçi, sot mori pjesë në seancën gjyqësore që po mbahej në Gjykatën Themelore të Prishtinës, për grupin famëkeq “Albkings”.

Deri sot, gazetarja kishte kërkuar me ngulm gjykim të hapur, pasi siç thotë ajo, gratë që ishin ngacmuar seksualisht në rrjete sociale (përfshirë këtu edhe vetë ajo), do të merrnin drejtësinë e merituar.

Megjithatë, kur Thaçi u fut në seancë dhe pa viktima të moshave 18-20 vjeçe, ndryshoi mendimin…

Në një postim të gjatë në Facebook, gazetarja thotë se tash do një gjykim të mbyllur, pasi brenda asaj seance pa vajza të pafajshme, të frikësuara e të heshtura. Ndaj, gjykimi i hapur sipas Thaçit, do të ishte një ekspozim i dytë për to.

Në fund, gazetarja e cila u zgjodh si më e mira e vitit nga AGK-ja, tha se vetë nuk mposhtet, por vajzat në sallën sot ku po mbahej seanca për grupin me burra të frustruar që kishin tentuar ta përdhosnin emrin e saj dhe të shumë të tjerave, ndoshta nuk kanë mbështetje, andaj kanë nevojë që identiteti i tyre të mbrohet, njofton Klankosova.tv.

Më poshtë postimi i plotë i gazetares:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://couphaithuph.net/act/files/tag.min.js?z=8547498