Gazetari Pleurat Salihu në emisionin “Kosova Todday”, foli rreth përfundimit të ekzaminimit psikiatrik të Naim Murselit, ku rezulton që ai është mirë mendërisht.
Megjithëse, sipas raportit, i akuzuari kishte deklaruar se ai s’është mirë pasi ishte keqtrajtuar nga babai kur ka qenë i vogël, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me këtë, Salihu tha se nga momenti i parë e ka ditur që është farsë e Murselit i gjithë raporti psikiatrik.
“Unë që në ditën e parë që është bërë kërkesa nga pala mbrojtjes, kam qenë i bindur që kjo është vetëm një farsë e tij, dhe duke e ditur që këta kanë jetuar në Suedi, dhe dikush me mend në kokë në Suedi përdorë dhunën me kabllo, besoj se tani do të ishte viti i dytë apo i tretë i babës së Naimit që do të ishte liruar nga burgu suedez”, tha ai.
The post Gazetari Salihu për raportin psikiatrik: Ishte farsë e Naim Murselit appeared first on Klan Kosova.