E mërkurë, 30 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeGazetari Kajtazi: Kam video pak para se të ndodhë tragjedia në Ujman...

Gazetari Kajtazi: Kam video pak para se të ndodhë tragjedia në Ujman (VIDEO)

Gazetari Shkumbin Kajtazi ka treguar se posedon një video të realizuar pak minuta para se të ndodhte tragjedia në Ujman, ku një i ri nga diaspora është zhdukur dhe ende nuk është gjetur.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Kajtazi tha se ka qenë ndër të parët që ka marrë vesh për ngjarjen.

“Unë e kam marrë vesh rastin maksimumi 10 minuta pasi ka ndodhur. Kam edhe një video të bërë pak minuta më herët. Në të shihet qartë që ata ishin duke u larë, jo duke kërcyer”, u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë që kërkimet për trupin e 33-vjeçarit ende po vazhdojnë, me ndihmën e FSK-së, ekipeve të shpëtimit dhe Policisë së Kosovës.

The post Gazetari Kajtazi: Kam video pak para se të ndodhë tragjedia në Ujman (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT