Gazetari i Nacionales, Oqean Dermaku, ka zbuluar se 99% e njehsorëve të rrymës kanë devijime kohore.
Në një hulumtim të realizuar mbi 1,050 njehsorë, vetëm 3 kanë treguar orën e saktë.
Dermaku theksoi se 663 njehsorë kishin orën më mbrapa, ndërsa 384 kishin kohën përpara.
Hulumtimi ka nxjerrë në pah pasaktësitë e shumta që sipas tij po ndikojnë në matjen e saktë të kohës.
“Kur po them në kohë reale, i bie që nëse ka qenë ora 20 në mbrëmje, vetëm 3 njehsor kanë qenë me orë të saktë. Ndërkaq, 1 mijë e 47 tjerë kanë rezultuar me sinkronizim të pasaktë. Prej tyre 663 njehsor kanë rezultuar se e kanë orën më mbrapa. Derisa 384 njehsor, e kanë kohën më përpara”, tha Dermaku në “Rubikon” në Klan Kosova.


