Gazetari Ajeti: Loja Prishtina – Trepça, rivalitet absolut (VIDEO)

Bleron Ajeti, gazetari i sportit në Klan Kosova

Gazetari i sportit në Klan Kosova, Bleron Ajeti, ka folur për lojën që u zhvillua në basketboll këtë javës mes Prishtinës dhe Trepçës.

Në emisionin Weekend në Klan Kosova, ai ka theksuar se ka pasë detaje të veçanta nga kjo lojë, por sipas tij, vlen të theksohet rasti kur baskebollisti i Prishtinës, Rashid Mahalbashiq, e korigjoi gjyqtarin.

“Këtë javë e kemi paë gjysmë finalen e Kupës së Kosovës në basketboll, ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme për shkak se u luajt një derbi që është mes Prishtinës dhe Trepçës, që quhet klasikja e basketbollit kosovar, rivalitet absolut”.

“Çmenduri nga të dyja anët e tifozëve ka pasë edhe sulme fizike”.

“Mirëpo ka ndodhur edhe një rast që nuk është pritur, në fakt luan i fundit lojtari i Prishtinës, Rashid Mahalbashiq, por gjyqtari nuk e vren, edhe e rakordon rivënien pikërisht tek Prishtina, ndërkohë lojtari i Prishtinës, Mahalbashiq ia bën me dije se ai është që ka luajtur i fundit”, ka thënë Ajeti. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>