Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen analiza nga gazetarët sportivë të redaksisë së Telegrafit për ndeshjet që i presin Kosovën dhe Shqipërinë. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Pasi analizuan formacionin e mundshëm me të cilin mund të rreshtohet Shqipëria në fushë, gazetarët e Telegrafit dhanë edhe parashikimet e tyre për rezultatin dhe golashënuesit.
“Unë po e luaj tifozin pak dhe mendoj se Shqipëria fiton 0-1 dhe shpresoj me një gol të Arbër Hoxhës ose Mirlind Dakut. Janë dy djemë që janë rritë në futbollin tonë, i kemi parë duke u zhvilluar që nga mosha 15-16 vjeçare”, ka thënë gazetari Lavdim Pireva.
I të njëjtit mendim nuk ishte edhe gazetari Shkumbin Pireva, i cili ndonëse tha se shpreson në një fitore të Shqipërisë, ai mendon se ndeshja do të përfundojë pa fitues.
“Edhe unë po shpresoj në një fitore, por të gjitha shenjat më dërgojnë tek një barazim pa gola”, ka thënë ai.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja ekipet. Në fakt loja kryesore edhe pse Serbinë e shoh në përparësi sepse i ka dy rezultatet, për ta edhe barazimi kryen punë”.
“Edhe ka me u mbrojtë më shumë Shqipëria, por shpresojmë të fitojmë me një gol të Mirlind Dakut”, ka thënë gazetari Romak Zeqiri.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com