E martë, 15 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeGazeta gjermane shkruan për pasojat e bllokimit të Kuvendit: Kurti nuk shihet...

Gazeta gjermane shkruan për pasojat e bllokimit të Kuvendit: Kurti nuk shihet i gatshëm për kompromis

Bllokada në Kuvendin e Kosovës ka nisur të bëhet temë edhe në mediat botërore.

Rreth përpjekjeve të pasuksseshme të Kuvendit, ka shkruajtur gazeta gjermane Frankfurter Rundschau.

Artikulli i shkruar Thomas Roser, theksnon se faji pjesërisht është edhe te kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i Vetëvendojes, Albin Kurti.

Tutje në këtë shkrim, përmendet edhe protesta me gomarë e organizuar para disa ditësh nga avokati Arianit Koci.

“Njerëzit po trajtohen si gomarë nga përfaqësuesit e tyre”, kishte shpjeguar Koci, transmeton Klanksoova.tv.

Dhe duket se afër është të bëhet edhe përpjekja e 50-të për konstituimin e Kuvendit, e cila pritet të ndodh të dielën e ardhshme.

Tutje autori gjerman, përmend faktin se Kurti nuk po shihet i gatshëm për kompromis.

Gazeta në fjalë, përmendi një nga një edhe pasojat e bllokimit.

“Pasoja e bllokimit: Ndërsa inflacioni u rrit në 4.3 përqind në qershor, niveli më i lartë në dy vjet, asnjë legjislacion nuk është miratuar, asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk është ratifikuar, asnjë fond i miratuar dhe asnjë pozicion udhëheqës vakant në institucionet shtetërore nuk është plotësuar për më shumë se gjysmë viti”, shkruan në artikullin e Frankfurter Rundschau transmeton Klankosova.tv.

“Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, partia e majtë populiste Vetëvendosje (VV) e udhëhequr nga kryeministri në largim Albin Kurti doli qartë si partia më e fortë me rreth 42 përqind të votave, por humbi shumicën absolute. Opozita e konsideron kandidaten e nominuar nga VV dhe ish-Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu të papërshtatshme për këtë pozicion për shkak të qëndrimit të saj polarizues dhe po shtyn përpara një propozim alternativ.

Megjithatë, Kryeministri aktual Kurti nuk shihet as veçanërisht i gatshëm për kompromis dhe as si lojtar ekipi.

Edhe pse Haxhiu vazhdimisht ka dështuar të sigurojë shumicën e kërkuar prej 61 votash në gjashtë përpjekjet e mëparshme zgjedhore, VV-ja deri më tani nuk ka bërë asnjë përpjekje për të zëvendësuar kandidatin e saj.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka caktuar një afat deri më 28 korrik për anëtarët e parlamentit për të përmbushur afatin e tyre.

Megjithatë, për të shpërndarë parlamentin për zgjedhje të parakohshme, ai së pari duhet të konstituohet.

Sot me fillim nga ora 11:00 do të mbahet seanca e 47-të me radhë në përpjekje për ta konstituuar Parlamentin e Kosovës.

The post Gazeta gjermane shkruan për pasojat e bllokimit të Kuvendit: Kurti nuk shihet i gatshëm për kompromis appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT