Koalicioni CDU/CSU, janë fituesit e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën në Gjermani të dielen e 23 shkurtit.
Kandidati për kancelar Friedrich Mertz, duket se ka nisur përpjekjet për formimin e qeverisë së re.
Atij po iu ngutet që ta ketë kabinetin e ri qeveritar para 20 prillit kur edhe janë Pashkët.
Mertzit i duhet edhe një partner koalicioni sepse me 29 për qind e votave të fituata e ka të pamundur të qeverisë vet.
Tashmë kanë filluar edhe zërat rreth koalicioneve të mundshme.
Por, a do të ketë Gjermani një qeveri me ngjyrat e flamurit shqiptar?
Me këtë qasje gazeta e njohur britanike “The Guardian” ia kushtoi një shkrim formimit të qeverisë atje?
Pra, koalicionit “Kuq e Zi” i referohet ngjyrave të partive në harta, të zezës e cila përfaqëson CDU-në dhe të kuqen SPD-në, partinë e kancelarit në detyrë Olaf Scholz, që qeverisi për 4 vite atje.
Tutje gazeta britanike i referohet këtij koalicioni edhe si “Coca Cola Zero”, pa sheqer po me shije të vërtetë.
Po ashtu një bashkim i tillë krahasohet edhe me flamurin e Angolës.
SPD-ja në zgjedhje pësoi një humbje të madhe duke u renditur e treta.
Socialistët gjermanë morën 16 për qind të votave, pas AfD-së që u rendit e dyta duke pasur dyfishim të votave.
Rritja e djathtës ekstreme atje ka alarmuar jo vetëm Gjermaninë, por edhe Evropën.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>