Gaza nën bombardime të rënda, shkatërrohet xhamia shekullore

Gaza nën bombardime të rënda, shkatërrohet xhamia shekullore

Gaza po përjeton sulme ajrore intensive nga ushtria izraelite, e cila pretendon se ndërtesat e shkatërruara përdoreshin nga Hamasi.

Pas bombardimeve, trupat izraelite kanë hyrë me këmbësori dhe tanke.


Xhamia Al-Aybaki, e ndërtuar në shekullin XIII-të, është shkatërruar nga një raketë izraelite.

Pamje të shpërthimit janë publikuar në rrjetet sociale, raporton timesofisrael.

IDF njofton se rreth 2 deri në 2500 luftëtarë të Hamasit mbeten ende në Gaza.

Ndërkohë, qindra mijëra civilë po largohen drejt jugut, ku është vendosur një zonë humanitare. /Telegrafi/